Adelajda dhe bjordi mezini i dashuruar
“E KUJTOJ SHPESH…”/ Bjordi flet për mungesën e madhe të Adelës …...
Ishte një nga historitë më të bukura të dashurisë në BB, …
Ishte një nga historitë më të bukura të dashurisë në BB, Bjordi Mezini flet për Adelën 4 vite pas vdekjes së saj dhe planet për krijimin e familjes: E kujtoj shpesh, ka qenë e rëndësishme për mua!
Ajo mes Bjordi Mezinit dhe Adelajda Xhamani ishte një nga historitë e dashurisë më të mëdha në “Big Brother”.
Edhe pse nuk pati një fund të lumtur, Adela dhe Bjordi kanë kujtuar gjithmonë me respekt njëri-tjetrin.
Katër vite pas ndarjes nga jeta të moderatores, regjisori tregoi se e kujton shpesh të ndjerën, duke shtuar se Adela ka qenë një vajzë fantastike dhe ndanë së bashku një pjesë të mirë të jetës së tyre.
“E kujtoj shpeshherë me shumë afeksion.
Kishim vite që ishim ndarë kur ndodhi ajo që ndodhi, rrugët tona ishin ndarë. Ishim dy njerëz që ndamë një pjesë të mirë të jetës bashkë, ishim shumë të rinj dhe gjërat ndryshojnë. E kujtoj shpesh, ka qenë e rëndësishme. Ishte një vajzë fantastike, nuk e mohoj dot”, tha ai, i ftuar në “Natën me Aulonën”.
Regjisori filmave